Vendosni fjalën kyçe....

Policia operacion të beftë në Elbasan, kontrolle në disa pika ‘të nxehta’


Policia e Elbasanit e shoqëruar nga reparti ‘Shqiponjat’ e Njësia Operacionale po bëjnë një kontroll të beftë në disa zona ‘të nxehta’ të qytetit.

Efektivët po kontrollojnë mjetet e ndryshme që lëvizin.

Operacioni i mbrëmjes së sotme vjen dy ditë pas sekuestrimit të një mjeti, brenda të cilit u gjet një arsenal armësh e që dyshohet se do përdoreshin për të kryer një atentat.

Në pranga lidhur me aksionin e para dy ditvëe kanë rënë Arben Spahiu, kunati i Erion Alibejt dhe Arsen Preci.