Vendosni fjalën kyçe....

Meta kthen ligjin për pronat e paluajtshme të shtetit: Cënon Kushtetutën, burim konflikti individ-shtet


Presidenti Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për ‘Pronat e paluajtshme të shtetit’. Kreu i shtetit argumenton se ligji duhet rishikuar nga deputetët për një sërë arsyesh të cilat ai i përmend në dekret.

Sipas presidentit, mungesa e qartësisë së ligjit lidhur me të ardhmen e pasurive të shtetit krijon terren të pasigurt dhe burim konfliktesh mes individit dhe shtetit lidhur me pasuritë private të fituara këto 30 vjet nga individët me akte ligjore.

“Ndërkohë që, për pasuritë pronë private të fituara në këto 30 vite përmes akteve të tjera ligjore, ky

ligj krijon një situatë të paqartë mbi atë që do të ndodhë me pronën pas vendosjes së tyre të

mundshme nën regjimin e pasurisë që do të konsiderohet pronë publike e patjetërsueshme sipas

dispozitave të ligjit nr. 111/2020. Mungesa e qartësisë së ligjit për të shpehur se çdo të ndodhë me këto pasuri, krijon një terren të pasigurtë dhe burim konfliktesh midis shtetit dhe individit, apo personave privatë me investitorë të ndryshëm në të ardhmen.” – vëren Meta.

Kreu i shtetit thekson se ligji në formën siç  është cënon:

Cënon haptazi parimin kushtetues të shtetit të së drejtës;

Cënon parimin e sigurisë juridike në lidhje me ushtrimin e të drejtave të pronësisë

me të gjitha tagrat e saj;

Cënon parimin e barazisë përpara ligjit;

Cënon parimin e lirisë së veprimtarisë ekonomike.

Ktimi i ligjit


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *