Vendosni fjalën kyçe....

U futën në shpellë për të rregulluar tubacionin e ujit, asfiksohen dy persona në Bulqizë


Dy persona janë asfiksuar brenda një shpelle në Bulqizë dhe më pas janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Shtetasit A.T dhe N.T u futën në shpellë në Malin e Klenjës, për të rregulluar tubacionin e ujit të pijshëm.

Ata përdorën një gjenerator me naftë gjatë punës së tyre dhe nga mungesa e ajrit dyshohet se janë asfiksuar duke shfaqur probleme shëndetësore.

Në njësinë Administrative Ostren, Bashkia Bulqizë, shtetasit A.T., dhe N.T., janë futur brenda një shpelle në malin e Klenjës, për të rregulluar tubacionin e ujit të pijshëm që ishte prishur për shkak të ngricave. Këta dy shtetas gjatë punës kanë përdorur një gjenerator me naftë dhe nga mungesa e ajrit janë asfiksuar duke shfaqur probleme shëndetësore.

Të dy shtetasit e lartpërmendur janë nxjerrë nga vendi ku kishin mbetur të asfiksuar dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje”-njofton policia.