Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 46-vjeçarja në Durrës, kishte përshtatur lokalin për shitjen e drogave të forta


 

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 46-vjeçare me iniciale A,S., pasi kishte përshtatur lokalin për shitje droge në doza të vogla.

Sipas policisë gjatë kontrolleve të ushtruar ndaj saj dhe në lokal, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, të gatshme për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.