Vendosni fjalën kyçe....

Partizani ‘zgjohet’ ndaj Erzenit, shton presionin ndaj Tiranës


Partizani ka mundur surprizën Erzeni në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të duke u barazuar me pikë me kryesuesit e Tiranës.

Të kuqtë fituan 3-0 edhe pse e luajtën thuajse të gjithë ndeshjen me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq Gueye në minutën e 5-të.

Erzeni nga ana e tij nuk qe në gjendje të ruante ecurinë mbresëlënëse të deritanishme.

Në ndeshjet e tjera të ditës së sotme Bylisi mori një fitore jetike në Laç duke rritur mundësitë për daljen nga zona e ftohtë.

Në ndeshjen tjetër në zonën e mbijetesës, Teuta fitoi ngushtë 1-0 ndaj një rivali të drejtpërdrejtë si Kukësi. Java e 22-të e ul siparin nesër me takimet Egnatia-Vllaznia e Kastrioti-Tirana.