Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Nën Ramën Shqipëria ‘kështjellë e pamposhtur’e  krimit, më 2 mars do përgjigjet për korruptimin e ish-zyrtarit të FBI-së


Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi deklaroi se Shqipëria nën kryeministrin Rama është kthyer në ‘kështjell të pamposhtur’ të krimit të organizuar.

E ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, ajo tha se kreu i qeverisë akuzohet se ka korruptuar ish-zyrtarin e FBI-së për të asgjësuar opozitën në vend.

Kryemadhi tha se në interpelancën e 2 marsit, pyetjet ndaj  Ramës do jenë lidhur me korruptimin e ish-zyrtarit të FBI-së prej tij.

“Të gjitha pyetjet e opozitës kanë të bëjnë me funksionimin e shtetit shqiptar nga Rama si dhe korruptimin e ish-zyrtarit të lartë amerikan. Cili është qëllimi për të përdorur një zyrtar të lartë për të kapur opozitën? Kjo do të tregojë origjinë e parave. Shqipëria është kthyer në një kështjellë të pamposhtur të krimit të organizuar. Rama është në ajër dhe i pasigurt për të dhënë përgjigje. Frika është e madhe. Shoh që artikulimi i tij mendor është shterues pasi i kanë mbaruar argumentet.

Gjithsesi do gjejë fjalë të reja siç bëri te inceneratorët. Mënyrë sesi largohet nga Tirana tregon se kapja në flagrancë është e jashtëzakonshme. Çfarë do të thotë për McGonigal dhe përmendjen e tij 14 herë në aktakuzë? Deri më sot nuk e kemi parë që sistemi i drejtësisë të përmendë emrin e një kryeministri, sidomos të një vendi në NATO është përtej batutave të Ramës.” – tha Kryemadhi.

Ajo pohoi gjithashtu se shumica ishte e detyruar në seancën e fundit që të mbante interpelancën e kërkuar nga opozita me kryeministrin duke e cilësuar shkelje flagrante ligji moszhvillimin e saj.