Vendosni fjalën kyçe....

DËRGONTE FOTO TË PENISIT – Autori i shkrimit në Washington Examiner u shkarkua me turp nga NSA


Një shkrim i publikuar dje në Washington Examiner nga autori John Schindler ofronte detaje bazuar në burime anonime mbi një sistem gjobash që kishte aplikuar sipas tyre Charles McGonigal ndaj disa industrialistëve shqitarë si Shefqet Kastrati e Samir Mane. Gjerësisht në Tiranë, z. Schindler u paraqit si ish-punonjës i NSA-së, rangu më i lartë i inteligjencës ushtarake amerikane.

Me mantelin e nje eksperti te sprovuar z. Schindler ndërsa bënte akuza të forta për një sistem ndërkombëtar gjobëvënieje, paraqitet si një autoritet që ka kompetencë maksimale në fushën e sigurisë.

Por siç zbulon Hashtag.al z. Schindler nuk është thjesht një ish-punonjë i NSA-së, por është një ish-punonjës i këtij institucioni, i shkarkuar si adoleshent nga detyra.

Në vitin 2014,  z. Schindler dërgonte foto të penisit të vet (kliko këtu), një shtetaseje amerikane në Twitter.

Profesori John Schindler dyshohet se i dërgoi këto mesazhe, së bashku me një foto të penisit të tij, një përdorueseje tjetër në Twitter të quajtur Lesley.

Kjo e fundit bëri një denoncim publik në llogarinë e saj dhe më pas autoritetet amerikane nisën menjëherë hetim dhe ai u shkarkua me turp si një ekspert në pubertet.

Shkrimi i gazetës amerikane Washington Examiner, përveçse nuk citon burime institucionale, nuk ofron asnjë detaj domethënës që nënkupton se këto pretendime mund të kenë një bazë.

Autori, ashtu si në rastin e fotove kur dërgonte penisin e vet femrave, me të njëjtën çiltërsi dhe pafajësi shkruan se pretendimet që ai ngre ngelen për t’u verifikuar.

Ndërsa pretendimet për gjobat ndaj Kastratit dhe Manes sipas vetë autorit ngelen për t’u verifikuar, Hashtag.al ju ofron më poshtë komunikimin me shtetasen amerikane që nuk ka nevojë për asnjë verifikim, ku mund  ta shihni edhe vetë si i dërgonte foton  e penisit. /Hashtag.al

‘Puthje, J’: Schindler dyshohet se shkroi këtë letër në të cilën ai shkruan se mezi po priste të takonte Lesley-n, të cilën ai e quan një ‘djallushe’.

Duke thënë lamtumirë: Nënshkrimi i parë i Shindlerit

Përditësuar: Lamtumira e Shindlerit u ndryshua për të përfshirë tekst shumë më të shkurtër