Futbollisti spanjoll i ekipit Fuenlabrada mori dy kartonë të kuq në hapësirën e tre minutave në mes të skenave të çuditshme në ndeshjen e ligës së dytë mes Fuenlabradas dhe Gironas të dielën.
Mesfushorit Cristobal fillimisht iu dha një karton i kuq i drejtë në minutën e 68-të. Sidoqoftë, gjyqtari më pas e hoqi kartonin e kuq duke e kthyer në të verdhë pasi kontrolloi incidentin në sistemin VAR.
Gjytari i ndeshjes u detyrua të zbriste në tunel për të thirrur 35-vjeçarin të kthehej në fushë, por sapo ai ishte aty, Cristobal bëri një gjest të pahijshëm që e detyroi gjyqtarin të nxirrte kartonin e kuq për herë të dytë.