Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Librazhd, “Benzi” përplaset me makinën e ambasadës ruse, plagoset një person


Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person. Ai është Besnik Gora, që ndodhej te makina tip ‘Benz’ që u përplas me makinën e ambasadës ruse, ndërsa është transportuar në spitalin e Librazhdit për ndihmë mjekësore, raporton Shqiptarja.com.

Ndërkohë që dy personat që ndodheshin te makina me targa diplomatike kanë pësuar vetëm tronditje.  Kthesa e Murrashit në dalje të Librazhdit është një nga pikat e zeza që janë evidentuar duke kërkuar ndërhyrje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *