Vendosni fjalën kyçe....

Berisha mbyll fjalimin, thirrje për protestë para parlamentit ditën e hënë


Duke e mbyllur fjalimin e tij në podium, Sali Berisha bëri thirrje për një protestë ditën e hënë.

Meqenëse është seancë parlamenti, Berisha kërkoi që të vijojë “revolucionin para parlamentit”.

Miqtë e mi, dita e hënë është ditë parlamenti. Revolucioni na fton të gjithë para parlamentit. Nuk ka forcë në botë që na ndalon. Populli i protestës dhe i fitores të gjithë të bashkohemi të kalojmë nga beteja në betejë gjer në fitoren tonë përfundimtare. Edi Rama ik dhe largohu!