Vendosni fjalën kyçe....

Shoqëria civile proteston për vdekjen e dy të rejave në maternitet: Sistemi shëndetësor është në kolaps


Nuk kanë lauar as dy javë, kur shoqëria shqiptare u trondit nga dy vdekje të njëpasnjëshme, të dy nënave të reja 34 dhe 30 vjeçare në maetrnitetin e Elbasanit dhe atë të Tiranës.

Për këtë shkak, Shoqëria civile ka zhvilluar protestë ditën e sotme.

Në protestën e sotme, shoqëria civile theksoi se sistemi shëndetësor është në kolaps, ndërsa i ka bërë thirrje institucioneve që neglizhuesit të vendosen para drejtësisë.

“Çdo grua meriton shërbim me dinjitet. Të vihen përpara drejtësisë neglizhuesit e shëndetit të grave. Kolaps vlerash të të drejtave themelore të njeriut. ”, është shprehur një nga protestuesit.