Vendosni fjalën kyçe....

Aksident tragjik në Turqi, shoferi humb kontrollin e autobusit, 8 të vdekur dhe 35 të plagosur


Një aksident tragjik është regjistruar ditën e sotme në Turqi, pasi shoferi I një autobusi i cili po udhëtonte nga Dijarbakır në drejtim të Bodrumit ka humbur kontrrolin dhe është përmbysur në kryqëzimin Karabedir, sipas AA.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën 8 pasagjerë, ndërsa 35 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Të plagosurit u dërguan në spitale të ndryshme në Afyonkarahisar dhe Isparta të Turqisë për mjekim të specializuar.