Vendosni fjalën kyçe....

Opozita kërkoi interpelancë për ‘McGonigal, Rama mungon, tensione e përplasje – Çfarë ndodhi në seancën e sotme


Siç pritej edhe seanca e sotme parlamentare u tensionua me debate të forta dhe bllokimin e foltores. Edhe pse ish kryeminstri Berisha ishte i dënuar për mos të marrë pjesë në kuvend, kjo gjë nuk i pengoi deputetët e opozitës ta kthejnë seancën plenare në debate të nxehta.

Delegimi nga Kryeministri i interpelancës tek Elisa Spiropali kërkuar nga Gazment Bardhi për arrestimin e ish zyrtarit të FBI ishte shkaku kaosit në parlament.

 Në mungesë të Berishës,  bllokimit e kuvendit e mori përsipër një nënkryetari i PD, Luçiano Boçi.

“Ky është akti më antikombëtar  që ka marrë dhe ndërmarrë një kryeministër sepse goditja e tij nuk është thjesht ndaj opozitës PD është aset kombëtar pasuri e çdo shqiptari”, tha Boçi.

Ndërkohë Kreu grupi parlamentar socialist Taulant Balla e pa zhurmën e opozitës jo të lidhur me ngjarjen në SHBA, por me akuzat e 21 janarit që rëndojnë mbi opozitën.

Nuk ka asnjë zyrtar shqiptar, çdo përpjekje e juaj për të hequr vëmendjen nga hetimi i 21 janarit dhe hetimi i Gërdecit është një përpjekje e kotë”, tha Balla.

Kryetarja Lindita Nikolla e ndërpreu dy herë seancën, por që nuk arriti të sillte debatin në kufijtë e normalitetit.

Unë nuk kam kërkuar interpelancë me hijen e kryeministrit, kam kërkuar interpelancë me kryeministrin për takimet e tij private. Edi Rama si i pandehur mund të zbatojë të drejtën e tij për të heshtur se çdo gjë që thotë mund t’i përdoret kundër në gjykatë”, tha Bardhi.

“Nguti juaj i dëshpëruar për të nxjerrë konkluzione është më së paku qesharak, keni 2 javë që gërricni të gjithë nervat e miletit shqiptar dhe nuk na lejoni të japim shpjegime njëherë e mire për këtë çështje”, tha Spiropali.

Pas këtij kaosi parlamentar, deputetë të opzitës dhe mazhorancës janë deklaruar për mediat në ambientet jashtë tij duke mbajtur të njëjtat qëndrime si edhe brenda parlamentit.

Kështu nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, tha se janë mbledhur 43 firma për komisionin hetimor ndërsa Alibeaj e konsideroi Ramën si frikacak që fshihet pas deputetëve të tij dhe se ai ka detyrim ligjor të paraqitet në séance.

Nga krahu tjeter Taulant Balla, u shpreh se deputetët e opzitës thjesht po krijojnë zhurmë mediatike për të mbuluar 21 janarin. Ai pyetjes se pse Kryeministri Rama mungoi në séance, iu përgjigj se ai ka detyra të tjera dhe nuk mund të merret me këtë çështje që s’është çështje sipas tij.

Ndërkohë Kryetari i PD Sali Berisha, mblodhi menjëherë Grupin Parlamentar në selinë blu dhe për mediat ai tha se me çdo kusht do ta mbajnë parlamentin si një tempull deri në rrëzimin e Ramës.