Vendosni fjalën kyçe....

Mungoi në seancë, Balla: Kryeminstri Rama ka detyra, s’ju takon ‘Non Gratave’ të flasin për drejtësinë amerikane


Në ambientet e jashtme të parlamentit, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, është pyetur nga gazetarët se pse nuk është paraqitur në seancë kryeministri për çështjen McGonigal.

Çështja e ngritur nga opozita është pa thelb, nuk ka pse partia socialiste t’i shkojë nga pas një partie që ngre çështje që nuk kanë sens.” iu përgjigj Balla gazetarëve.

Kjo ishte seancë, që besoj se çdo shqiptar e kupton që kemi të bëjmë me një opozitë që s’ka asnjë lloj interesi për asgjë. Kam 18 vite që unë jam në Kuvnd dhe e di që kryeministri mund të delegojë një interpelancë, kur unë isha në opozitë kam kërkuar interpelancë dhe kam kërkuar dhe vetëm 2 herë kanë qenë. Ka një traditë parlamentare të konsoliduar. Duhet të kuptojmë që deputetët e opozitës, qofshin foltorista ose të PD, s’kanë interes fare për këtë çështje. Sot ishte seancë përtej qesharake. Imagjinoni kush flet për drejtësinë amerikane një njeri që shkon nga pas një njeriu Non Grata.”- tha Balla.

Balla u shpreh se s’ka asnjë shmangie nga kryeministri sepse kjo s’është çështje dhe se opozita po përpiqet të mbulojnë hetimet e tyre.