Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet seanca plenare, Alibeaj: Rama tallet me parlamentin, ka përgjegjësi ligjore të vijë në interpelancë


Pas tensioneve në seancën e sotme plenare, Enkelejd Alibeaj ka folur për mediat jashtë Parlamentit.

Ai e ka cilësuar si tallje mos përgjigjen e kryeministrit për interpelancë duke thënë se ai e ka detyrim ligjor këtë gjë.

Është shumë e turpshëm tallja me Parlamentin, ajo çfarë kemi kërkuar është që kryeministri ka detyrim politik, ligjor, të përgjigjet kërkesës për interpelancë. Faktet e dala nga drejtësia amerikane i referohen atij, të dhënat kanë dalë nga zyra e tij. Nëse nuk vjen ka ndodhur diçka. Në dy seanca nuk ka ardhur, pra s’kemi kryeministër.

Kjo interpelancë ka një veçanti, bëhet fjalë për të dhënë shpjegime për fakte që sipas drejtësisë amerikane, implikohet Edi Rama. Nëse nuk vjen, ne do vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë. Jemi para një vepre penale. Kërkoj procedimin penal”, u shpreh Alibeaj.