Vendosni fjalën kyçe....

Berisha e ftoi në debat, i përgjigjet Rama: Takohemi më 14 maj


Kryetari i PD-së, Sali Berisha e ftoi për debat të hapur Kryeministrin Edi Rama pas shpjegimit të tij për mos paraqitjen në Kuvend ditën e sotme.

“Bëju burrë dhe hajde 5 minuta këtu të tregoj sa të vlen lëkura. Ose të bëhet burrë e të përballet me Luçiano Boçin në studio”, u shpreh Berisha.

Pas kësaj deklarate ka qenë  Kryeministri Edi Rama që i është përgjigjur shkurt ftesës së kryetarit të PD, Sali Berisha në emisionin “Opinion”.

Rama reagoi me një mesazh dërguar panelistit Lorenc Vangjeli.

Vangjeli tha sse Rama i kishte shkruar një mesazh se Berishën e pret në një takim më 14 maj.

Më shkruan Edi Rama, ju kërkon, ju pret në takim më 14 maj”,-tha Vangjeli.

Kryeministri Rama i pyetur në Top Channel për mungesën e tij në kuvend, tha: “Ata nuk meritojnë asnjë përgjigje nga unë, ata nuk i meritojnë më përgjigjet e mia. Unë jam shumë i keqardhur që duke qenë shumë i disponueshëm për të qenë i përfshirë për të dhënë përgjigje për të bërë debat, por për fat të keq kam rënë jo njëherë po shpesh herë në  nivelin e tyre dhe me këtë rast jam bërë dhe unë kontributor për neveritjen dhe helmimin e njerëzve për debatin politik. Nga unë kanë marrë gjithçka që mund të merrnin dhe nuk kam më asnjë për ata