Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Opozita po zbaton urdhrat e non-gratës për të bllokuar parlamentin, s’ka hallin e McGonigal


Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla i është përgjigjur opozitës gjatë debateve të sotme në Kuvend.

Ai tha se deputetët e PD-së po zbatojnë porositë e Berishës për të bllokuar seancën dhe se halli i tyre nuk është MCGonigal por bllokimi i parlamentit.

“Nuk ka asnjë akuzë kundrejt asnjë autoriteti. Halli juaj nuk është McGoganigal,. Jeni urdhëruar të mos lini zhvillimin normal të opozitës. Kjo nuk është salla ku bëhet vetëgjyqësi, por ku bëhen diskutime. Zonja kryetare e Kuvendit, kalo menjëherë në votim siç e parashikon rregullorja. Jeni këtu për të kryer porositë e Non Gratës.” – tha Balla.