Një banor i Bashkisë Dimal ka gjetur kurajon në takimin e socialistëve në këtë zonë dhe i ka kërkuar deputetit Blendi Klosi që të largohen nga qeverisja.
Banori i është ankuar për taksat e larta dhe për punët e pakryera nga qeverisja socialiste.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, banori shpreh ankesa të shumta për infrastrukturën e zonës duke u përfshirë në debat edhe me Kryetaren e Bashkisë Dimal.
Ndërkohë nga ana tjetër Ministri Klosi nuk ka reaguar përveçse me nënqeshje ndaj ankesave të banorit.
Video: