Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi tregon nëse Lulzim Basha do rikthehej në drejtimin e PD-së


Deputeti i PD-së Gazment Bardhi u pyet mbrëmjen e sotme mbi një rikthim të mundshëm në krye të PD-së.

Ai tha në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv se Basha ishte tërhequr vullnetarisht nga drejtimi i PD-së për t’i hapur rrugën bashkimit të demokratëve.

Bardhi theksoi se nuk e sheh si mundësi rikthimin e Bashës në krye të PD-së për sa kohë nga selia blu nuk është tërhequr edhe Sali Berisha.

“Z. Basha është tërhequr nga drejtimi i PD-së si zgjedhje personale në funksion të zgjidhjes dhe bashkimit të demokratëve. Sa kohë nuk ka ndryshuar asgjë nuk shoh arsye në kthim pas në këtë diksutim. Z. Basha është larguar me vullnetin e tij të lirë për t’i hapur rrugë zgjidhjes në PD. Mungon tani guri tjetër që çështja në PD të marrë zgjidhje, që është tërheqja e Z.Berisha për ta kthyer PD-në në alternativë fituese.” – tha Bardhi.