Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet dhurata 79 milionë dollarëshe që Pitt i bëri Aniston për ditëlindje


Në 50-vjetorin e lindjes, Brad Pitt i ka bërë ish-bashkëshortes Jennifer Aniston një dhuratë 79 milionë dollarëshe.

Mirror” shkruan se Pitt ende ka ndjenja për Aniston, pavarësisht se ata janë divorcuar në vitin 2005 dhe pajtimi i tyre mund të ndodhë shumë shpejt.

Pas divorcit të Brad Pitt dhe Angelina Jolie, edhe Jennifer Aniston u nda nga bashkëshorti i saj, Justin Theroux. Por tronditje më e madhe ishte kur Brad u shfaq në festën e 50-vjetorit të saj.

Dhe dhurata ishte padyshim e veçantë.

Sipas gazetës britanike, Pitt i ka dhuruar Aniston një shtëpi. Jo thjesht një shtëpi, por shtëpia ku banonin Pitt dhe Aniston para se të ndaheshin.

Pas ndarjes, humbja e shtëpisë së tyre të ëndrrave e përkeqësoi dhimbjen e Aniston për divorcin.

Por vite më vonë, Pitt vuri re se shtëpia e tyre kishte dalë sërish në shitje dhe ai e bleu për 79 milionë dollarë, vetëm për t’ja dhuruar Aniston.

Aktorja u emocionua shumë kur zbuloi dhuratën dhe të dy kujtuan momentet e tyre së bashku në atë shtëpi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *