Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Fushë Kuqe, humb jetën një i mitur


Një aksident me pasojë vdekjen e një të mituri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Fushë Kuqes.

Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën në kryqëzimin e Fushë Kuqes dhe se ka persona të dëmtuar në të dyja automjetet.

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor dytësor Laç-Fushe Kuqe, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Fushe Kuqes”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. T. me automjetin me drejtues shtetasin A. R.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi A. R. dhe pasagjeria I. R. të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, si dhe ka ndërruar jetë fëmija i mitur 2 vjeç.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”-njofton policia.