Vendosni fjalën kyçe....

Ghislaine Maxwell jep intervistën e parë nga burgu, thotë se fotoja e Princit Andrew me 17-veçaren është e rreme (Video)


Ghislaine Maxwell, e dënuar si trafikante seksi ka pohuar se ajo ‘nuk e kujton’ takimin e Princit Andrew dhe Virginia Guiffre dhe se fotografia famëkeqe e tyre së bashku është e rreme.

Në një intervisrë ekskluzive për Daily Mail të dielën, në të parën deklaratë që kur u burgos, Maxwell, 61 vjeçe, ka këmbëngulur se nuk i kujtohet që dyshja të kenë kaluar kohë së bashku në Britani apo SHBA.

Fotoja famëkeqe e çiftit, e cila thuhet se është marrë në mars 2001 në apartamentin e Maxwell, është dhënë nga zonja Guiffre për Daily Mail të dielën në shkurt 2011.

Zonja Guiffre, më parë Roberts, pretendoi se ishte detyruar të bënte seks me Princin kur ishte 17 vjeç, pasi ishte trafikuar nga pedofili i dënuar Jeffrey Epstein, i cili në vitin 2019 u gjet i vdekur në qelinë e tij të burgut në Nju Jork.

Në intervistë Maxwell thotë: “Nuk mbaj mend që ata të jenë takuar. Dhe nuk mendoj se kjo foto është e vërtetë. Është false. Nuk besoj se është e vërtetë për asnjë çast, në fakt jam i sigurt se nuk është. Nuk ka pasur kurrë një origjinal, nuk ka asnjë fotografi”, tha ajo për Daily Mail.

Ajo shtoi: “Nuk ka asnjë origjinal të asaj fotografie, vetëm kopje të kopjeve dhe pjesë të saj, sipas disa ekspertëve, duken sikur janë përpunuar në fotoshop. Nuk e mbaj mend në shtëpinë time”, sipas Daily Mail.

Intervista vjen ndërsa Princi Andrew do nisë një përpjekje dramatike për të përmbysur marrëveshjen shumëmilionëshe që ai arriti me zonjën Guiffre në një përpjekje për ta detyruar atë të tërheqë pretendimet e saj për sulm seksual dhe ndoshta të sigurojë një falje.

Duka i Jorkut ka nisur të lëvizë pasi zonja Guiffre hoqi dorë nga padia kundër ish-avokatit të Epstein, Alan Dershowitz vitin e kaluar, të cilin ajo gjithashtu e akuzoi për sulm seksual.

Ajo tha se ‘mund të ketë bërë një gabim’ në identifikimin e tij.

Maxeell, e cila po vuan një dënim 20-vjeçar për blerjen e vajzave për të dashurin e saj të ndjerë dhe trafikantin seksual Jeffrey Epstein, tha se ‘është plotësisht e mundur’ që Andrew të takonte Virxhinian teksa ajo udhëtonte me Epstein.