Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria pritet t’i komunikojë notë proteste ambasadorit King-Smith, për gjuhën e ‘papërshtatshme’ të ministrit britanik


 

Ambasadori I Britanisë King-Smith ka mbërritur në Ministrinë e Jashtme, ku pritet t’i komunikohet nota e protestës për deklaratat diskriminuese të disa zyrtarëve britanikë.

Konkretisht ministri britanik për emigracionin Robert Jenrick në një video të publikuar në rrjetet sociale përdori një gjuhë fyese ndaj shqiptarëve, kur ka cituar se “autoritetet duhet të gjejnë shqiptarët, t’i ndalojnë ata, t’i çojnë në aeroport dhe t’i kthejnë në Tiranë.”

Menjëherë pas deklaratës së tij, ka ardhur reagimi nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka e cila u shpreh e tronditur nga gjuha e përdorur kundër shqiptarëve.

“E tronditur dhe pa fjalë kur dëgjoj një Ministër Shteti përgjegjës për Emigracionin të përdorë një gjuhë të tillë për disa vota më të mjerueshme. ‘Gjeni shqiptarin, ndaloni shqiptarin’! Një linçim verbal i një grupi të tërë etnik në gjuhën që tingëllon sikur ministri po shpall sezonin e hapur për shqiptarët vetëm disa javë pas një komunikate të përbashkët të kryeministrave të Shqipërisë dhe Britanisë të cilët vlerësuan rolin e diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe dhe kontributin e saj të rëndësishëm në kulturën, ekonominë dhe shoqërinë e të dy vendeve. Një veçim i turpshëm i një komuniteti nga një ministër i një demokracie të madhe që sjell kujtime të tmerrshme me një brutalitet të padurueshëm”, shkruan Xhaçka në Twitter.