Vendosni fjalën kyçe....

I dënuar për narkotikë me 9 vite burg në Itali, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari


Policia ka arrestuar shtetasin Tolin Fufi, banues në Shkodër me qëllim ekstradimin në Itali.

Gjykata e Milanos e ka dënuar një vit më parë Fufin me 9 vite e 4 muaj burg për narkotikë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve bënë ndalimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Tolin Fufi, 50 vjeç, banues në  Shkodër. Gjykata e Milanos, Itali, me vendim të datës 31.01.2022, e ka dënuar  këtë shtetas me 9 vite e 4 muaj burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”,  parashikuar nga Kodi Penal Italian.  Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese  po kryen veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”-njofton policia.