Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona gjunjëzon Realin e Madridit në finalen e Superkupës


Barcelona ka mundur Realin e Madridit në finale e Superkupës së Spanjës. Katalanasit e zotëruan gjithë ndeshjen duke fituar me rezultat 3-1.

Golat për ta u shënuan nga Gavira e Levandovski në pjesën e parë dhe Pedri në pjesën e dytë ndërsa për madrilenët shënpo Benzema në minutën e tretë shtesë të kohës së rregullt.

Barcelona e Reali i Madridit janë rivalë edhe në kampionat me katalanasit që mbajnë kreun me tre pikë më shumë se madrilenët.

Barcelona ka një takim të vështirë në fushën e Betisit pas dy javësh, ndërsa Reali i Madridit pret Valencian, që këtë sezon është paraqitur shumë dobët.