Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Begaj kthen ligjin “Për Dekoratat”, procesi i vlerësimit i takon vetëm Presidentit


 

Presidenti Begaj ka rikthyer për shqyrtim ligjin “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, të paraqitur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, me argumentin se , mungon konsultimit i ligjit me Presidentin e Republikës, si palë e interesuar dhe organi i vetëm që përcakton Kushtetuta për dhënien e dekoratave dhe titujve të nderit.

Në deklaratën e Begajt, thuhet se “Dhënia e dekoratës me dekret nga Presidenti, nuk mund të konsiderohet një akt përmbyllës i procedurës përkatëse dhe një veprim thjesht honorifik/simbolik për Kreun e Shtetit. Dhënia e dekoratës duhet konsideruar si një akt përmbyllës i një procesi vlerësimi, që i takon paraprakisht dhe vetëm Presidentit të Republikës”

Presidenti Begaj ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin ‘Për dekoratat në Shqipëri’. Në dokumentin shpjegues mbi arsyet e kthimit të ligjit kreu  shtetit rendit shtatë argumente.

Begaj thekson se dhënia e dekoratave dhe titujve të nderit është kompetencë kushtetuese e presidentit dhe çdo ndërhyrje e mundshme për ndryshimin e saj mund të bëhet vetëm sipas rendit të përcakuar nga Kushtetuta dhe ligji i çuar për miratim nga Kuvendi ka mangësi në përcaktimin e bazës ligjore ku mbështetet.

Tjetër argument që jep kreu i shtetit për kthimin e ligjit është përcaktimi numerik për numrin e dekoratave që jepen duke ngushtuar kompetencën e presidentit.

Sipas ligjit të miratuar nga Kuvendi, në njërën nga pikat, presidenti vërën jokoherencë të teknikës legjislative dhe hierarkisë së pushteteve lidhur me subjektet që kanë të drejtë e propozimit për dekorata.

Tjetër argument i cekur nga kreu i shtetit lidhur me kthimin e ligjit për dekoratat ka të bëjë edhe me kriteret e rekrutimit të Kancelarit dhe kompetencat e tij.

Më poshtë është dekreti i plotë me argumentet e presidentit për kthimin e ligjit për rishqyrtim në Kuvend.

Deklarata e plotë

Të nderuar deputetë,

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në seancën plenare të datës 22.12.2022, ka miratuar ndër të tjera edhe ligjin nr. 93/2022, “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”. Ky ligj, me shkresën nr. 4386 prot., datë 28.12.2023, të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë i është përcjellë Presidentit të Republikës, për dekretim dhe shpallje. Me shkresën nr. 4682 prot., datë 30.12.2022, Institucioni i Presidentit të Republikës i ka kërkuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, plotësimin e dokumentacionit që shoqëron ligjin. Me shkresën nr. 4386/3 prot., datë 30.12.2022, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, ka dërguar një pjesë të dokumentacionit për disa akte të miratuara në seancën plenare të datës 22.12.2022, ku mungonte relacioni shoqërues përfundimtar dhe raportet e Komisioneve për ligjin 93/2022. Me shkresën nr. 18 prot., datë 4.1.2023, Institucioni i Presidentit të Republikës i ka rikërkuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, plotësimin e dokumentacionit. Në datën 5.1.2023, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka sjellë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, praktikën e plotë të ligjit nr. 93/2022.

Presidenti i Republikës, shqyrtoi ligjin e paraqitur për shpallje, duke iu referuar praktikës dhe procedurës parlamentare të ndjekur për propozimin, shqyrtimin dhe miratimin e tij, përmbajtjen e dispozitave të vetë ligjit nr. 93/2022, “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, duke konstatuar së pari, mungesën e konsultimit të ligjit me Presidentin e Republikës, si palë e interesuar dhe organi i vetëm që përcakton Kushtetuta për dhënien e dekoratave dhe titujve të nderit.

Pasi u njohëm publikisht nëpërmjet medias, që Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ka marrë në shqyrtim projektligjin “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, Institucioni i Presidentit të Republikës, me shkresën nr. 4558 prot., datë
20.12.2022, i është drejtuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku i ka kërkuar përcjelljen në formë zyrtare të projektligjit për mendim, si palë e interesuar.

 

Ligji nr. 146/2014, “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, i cili rregullon procesin e njoftimit dhe të konsultimit publik të projektligjeve, projektdokumenteve strategjike kombëtare dhe vendore, si dhe politikave me interes të lartë publik duke synuar nxitjen e transparencës, të përgjegjshmërisë dhe integritetit të autoriteteve publike, kërkon si një pjesë të qenësishme të procesit, marrjen e mendimeve dhe sugjerimeve të palëve të interesuara për përmbajtjen dhe përmirësimin e projektaktit. Institucioni i Presidentit të Republikës, edhe pse është palë e interesuar në këtë proces, nuk është njoftuar zyrtarisht, nuk i është përcjellë për mendim projektligji përkatës dhe nuk është njoftuar për të qenë pjesë e procesit të diskutimeve në tërësinë e tij në shkelje të ligjit të sipërcituar dhe të procedurave parlamentare .

Nga vlerësimi i Kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe harmonizimit me legjislacionin në fuqi vendas dhe ndërkombëtar, të ligjit nr. 93/2022, “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, rezulton:

  1. Në përputhje me nenin 92, gërma “ç”, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhënia e dekoratave dhe e titujve të nderit është qartësisht një kompetencë kushtetuese e Presidentit të Republikës, si institucion i pavarur kushtetues. Në nivelin e përcaktimit si kompetencë kushtetuese, çdo ndërhyrje e mundshme për ndryshimin e saj, si në drejtim të zgjerimit apo të ngushtimit, mund të bëhet vetëm sipas një rendi të parashikuar nga Kushtetuta, pra duke ndryshuar apo shfuqizuar dispozitat përkatëse të Kushtetutës.
    Konstatohet me mangësi, që në pjesën e përcaktimit të bazës ligjore mbi të cilën ai mbështetet. Më konkretisht, ligji ka të parashikuar si bazë mbështetëse, nenet 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, por nuk citon nenin 92, gërma “ç”, të Kushtetutës.

Në këtë dispozitë të Kushtetutës përcaktohet se:

“Presidenti ushtron edhe këto kompetenca:
ç. Jep dekorata dhe tituj nderi sipas ligjit”.

Është e qartë, se në këtë rast kemi të bëjmë me një kompetencë kushtetuese të Presidentit të Republikës, i cili në kuptim të Kushtetutës, është një institucion i pavarur kushtetues, me ligj rregullohet mënyra e dhënies së dekoratave dhe titujve të nderit, pasi është e qartë se cili është organi që i jep ato.

Gjykata Kushtetuese ka cilësuar në jurisprudencën e saj, lidhur me statusin dhe pozicionin e institucioneve/organeve të pavarura kushtetuese se: “Kjo pavarësi nuk është thjesht një privilegj i tyre, por një prerogativë e vërtetë dhe e domosdoshme, e cila u jep më shumë siguri, qëndrueshmëri dhe efikasitet organeve dhe institucioneve kushtetuese në ushtrimin e detyrave të tyre”.

Një kompetencë të tillë, të përcaktuar shprehimisht në Kushtetutë, nuk e ka në të njëjtin nivel as Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, as Kryeministri dhe as Ministrat përkatës, të cilët përcaktohen në ligj si autoritete përgjegjëse shtetërore, për dhënien e dekoratave (neni 6-17).
Nisur nga përmbajtja e neneve të ligjit të miratuar nga Kuvendi, “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, konstatohet një ngushtim i kompetencës kushtetuese të Presidentit të Republikës për dhënien e dekoratave.
Në frymën e Kushtetutës, ligji në këtë rast mund të përcaktojë dhe detajojë çështje proceduriale apo teknike të procesit të dekorimit në rastin e kompetencës së ushtruar nga Presidenti i Republikës, por nuk mund të futet deri në përcaktime dhe detaje, që deformojnë apo ngushtojnë thelbësisht këtë kompetencë kushtetuese. Krijimi i Kancelarisë së Urdhrave dhe Medaljeve, e cila përbëhet nga organet drejtuese, Kancelari dhe Kolegji i Urdhrave dhe Medaljeve dhe kompetencat e përcaktuara për këtë strukturë kolegjiale vendimmarrëse shtetërore, i heqin një pjesë të rëndësishme të kompetencës kushtetuese në vetvete Presidentit të Republikës. Dhënia e dekoratës me dekret nga Presidenti, nuk mund të konsiderohet një akt përmbyllës i procedurës përkatëse dhe një veprim thjesht honorifik/simbolik për Kreun e Shtetit. Dhënia e dekoratës duhet konsideruar si një akt përmbyllës i një procesi vlerësimi, që i takon paraprakisht dhe vetëm Presidentit të Republikës.
Ligji i miratuar nga Kuvendi, vjen në kundërshtim me parimin e ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve, në kuptim të nenit 7 dhe nenit 92/ç, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Përderisa neni 92, gërma “ç”, e Kushtetutës, përcakton dhënien e dekoratave dhe titujve të nderit si një kompetencë kushtetuese të Presidentit, kjo kompetencë është pjesë e objektit qendror të veprimtarisë së tij.

  1. Përcaktimi numerik në nenin 22, të ligjit 93/2022, për numrin e dekoratave që jepen nga Presidenti i Republikës (brenda vitit kalendarik), në mungesë të një studimi/analize të detajuar, justifikuese ligjore-teknike të dhënë në relacionin shoqërues të ligjit të miratuar nga Kuvendi, “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, konsiderohet si një element përmbajtësor, që çon në kufizimin e kompetencës kushtetuese të Kreut të Shtetit, në këtë rast.

Kemi një ngushtim të kompetencës kushtetuese të Presidentit për dhënien e dekoratave nëse analizojmë me kujdes përmbajtjen e neneve të projektligjit “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”.

Sipas ligjit 93/2022, (neni 5), Presidenti i Republikës jep me dekret këto dekorata:

– Urdhri Suprem i Shqiponjës (neni 7);
– Urdhri i Skënderbeut (neni 8),
– Urdhri i Lisit Akademik (neni 9);
– Medalja e Meritës Ushtarake (neni 10);
– Medalja e Meritës Civile (neni 11);
– Medalja “Nënë Tereza” (neni 12);

– Medalja “Pishtar i Demokracisë” (neni 13).

Duke pasur parasysh këtë grupim dekoratash që ligji i përcakton Presidentit në kuadër të ushtrimit të së drejtës së tij kushtetuese për dhënien e dekoratave, referuar subjekteve që po sipas ligjit të miratuar, u jepen dekoratat, në nenin 21, pika 2, të ligjit gjejmë përcaktimin se: “Dekorimi i shtetasve të huaj, për shkak të funksionit, kryhet vetëm pas marrjes së mendimit të kancelarisë” .
Kancelaria nuk mund të kushtëzojë kompetencat kushtetuese të Presidentit të Republikës.
Sipas ligjit 93/2022, (neni 22, pika 1), përcakton:
“Urdhrin Suprem të Shqiponjës, si dekoratën më të lartë në Republikën e Shqipërisë”

Është përcaktuar një numër maksimal për t’u dhënë nga ana e Presidentit për këto kategori dekoratash, ndërkohë numri i medaljeve është i pakufizuar (pika 4, neni 22).
Po kështu, ligji përcakton, se Presidenti i Republikës, në cilësinë e kryetarit të urdhrit,
mund të dekorojë kryesisht, çdo vit, pa propozim paraprak të autoriteteve përkatëse deri në 10%, (pika 2, e nenit 22), të n umrit të përcaktuar në (pikën 1, të nenit 22).
Mbi ç’bazë janë përcaktuar këto kritere numerike?
Nuk ka asnjë shpjegim në relacionin përkatës shoqërues të ligjit të miratuar.
Në këtë rast, justifikimi i përligjur analitik, i munguar, konsiderohet si element që çon në kufizimin e kompetencës kushtetuese të Presidentit të Republikës.

  1. Në ligjin nr. 93/2022 të miratuar në Kuvend, krijohet një person juridik publik, i emërtuar Kancelaria e Urdhrave dhe Medaljeve, e cila përbëhet nga organet drejtuese, Kancelari dhe Kolegji i Urdhrave dhe Medaljeve (neni 25 dhe neni 26).
    Ndër kompetencat e parashikuara sipas ligjit për këtë person juridik shtetëror, parashikohet ndër të tjera si kompetencë (pikat “a” dhe “c”, në nenit 25):

“ a) Vlerëson përmbushjen e kritereve formale të propozimit për dekorim të përcjella nga autoritetet përkatëse;
c) Shqyrton dosjet e kandidaturave për dekorim, të përcjella nga autoritetet përkatëse”.

Në vazhdim, në nenin 27 të ligjit të miratuar nga Kuvendi, përcaktohet se Kolegji i Urdhrave dhe Medaljeve përbëhet nga nëntë anëtarë, midis të cilëve, edhe një përfaqësues i emëruar nga Presidenti i Republikës, i cili është edhe zëvendëskryetar i Kolegjit. Ky kolegj kryesohet nga Kancelari, i cili emërohet, lirohet apo shkarkohet nga detyra me urdhër të Kryeministrit (pika 2 e nenit 30).

Ndër detyrat e Kolegjit sipas pikave “b” dhe “c”, të nenit 29, të ligjit citojmë:

“b) shqyrton dosjet e kandidaturave për dekorim, të përcjella nga autoritetet propozuese përkatëse, duke përfshirë edhe rastet, kur nisma për dhënien e dekoratës ndërmerret kryesisht nga autoriteti përgjegjës për dhënien e tyre;
c) shprehet me vendim të arsyetuar për ligjshmërinë dhe dobishmërinë e dekorimit dhe njofton autoritetet përkatëse”.
Përmbajtja e këtyre dispozitave të ligjit konstaton dy probleme kryesore që lidhen me ushtrimin e kompetencës kushtetuese të dhënies së dekoratave nga ana e Presidentit të Republikës.
Ushtrimi i kësaj kompetence në fjalë humbet sensin përmbajtësor të saj, në çdo rast, qoftë në rastin e dekorimit mbi bazë propozimi nga autoritete të tjera shtetërore, apo edhe në rast të dekorimit kryesisht. Dhënia e dekoratës në frymën e Kushtetutës, nga ana e Presidentit të Republikës është një proces që vlerësohet si i tillë dhe duhet të zhvillohet si i tillë nga ana e Kreut të Shtetit.
Kjo është kompetencë e tij parësore dhe vetëm e tij, e ngritur në nivel kushtetues.

Edhe struktura organizative e Institucionit të Presidentit të Republikës ka pasur dhe ka në përbërje, pikërisht atë bërthamë institucionale, që vlerëson paraprakisht dhe i jep mendim Presidentit për vlerësimin e dhënies së një dekorate, në respektim të kritereve ligjore. Kjo bërthamë strukturore, pjesë e Institucionit të Presidentit është tërësisht brenda konceptit të ushtrimit të kompetencës nga ana e vetë autoritetit shtetëror, siç edhe përcakton Kushtetuta. Ligji mund të përcaktojë dhe detajojë çështje proceduriale apo teknike të procesit të dekorimit në rastin e Presidentit, por nuk mund të futet deri në përcaktime dhe detaje, që deformojnë apo ngushtojnë thelbësisht këtë kompetencë kushtetuese. Nuk mundet që një strukturë e tillë kolegjiale shtetërore e krijuar me ligj, të marrë atributet e autoritetit të lartë shtetëror, Presidentit të Republikës, kur këto atribute të tij janë të përcaktuara në Kushtetutë. Me kompetencat e dhëna Kolegjit të Urdhrave dhe Medaljeve, ligji i miratuar i ka hequr një pjesë të rëndësishme të kompetencës kushtetuese në vetvete Presidentit të Republikës. Dhënia e dekoratës me dekret nga Presidenti, nuk mund të konsiderohet një akt përmbyllës i procedurës përkatëse dhe një veprim thjesht honorifik/simbolik. Dhënia e dekoratës duhet konsideruar si një akt përmbyllës i një procesi vlerësimi që i takon paraprakisht dhe vetëm Presidentit të Republikës! Kjo është fryma e Kushtetutës.

Vendimet e Kolegjit nuk kanë efekte juridike të ligjshme, në rastin e ushtrimit të kësaj kompetence kushtetuese nga Presidenti i Republikës.
Kolegji i Urdhrave dhe Medaljeve, nuk mund t’i imponohet Presidentit të Republikës në vendimmarrje.
Përderisa neni 92, gërma “ç”, e Kushtetutës, përcakton dhënien e dekoratave dhe titujve të nderit si një kompetencë kushtetuese të Presidentit, kjo kompetencë është pjesë e objektit qendror të veprimtarisë së tij.
Kjo dispozitë cenon në përmbajtjen e tij, edhe parimin e shtetit të së drejtës i shprehur me përparësinë e normave të Kushtetutës, në raport me normat e tjera ligjore. Ky është një qëndrim i konsoliduar i mbajtur nga Gjykata Kushtetuese, e cila në jurisprudencën e saj ka theksuar se, “Atë që nuk ka dashur ta bëjë Kushtetuta nuk mund ta bëjë ligji”.

  1. Në nenin 32, të ligjit përcaktohen subjektet që kanë të drejtën e propozimit :

Propozimi për dhënien e dekoratave bëhet nga subjektet e mëposhtme:
a) Kryetarit të Kuvendit;
b) Kryeministrit;
c) Këshilli i Lartë Gjyqësor;
ç) Këshilli i Lartë i Prokurorisë;
d) Kryetarit të Akademisë së Shkencave;