Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Vetëm revolucioni mund ta rrëzojë regjimin Rama


Kreu i PD-së Berisha tha sot se ‘vetëm një revolucion mund të rrëzojë këtë regjim’ duke iu referuar qeverisë Rama.

Në një konferencë me gazetarët ai denoncoi se kreu i qeverisë ka shpikur bnjë aplikacon që mat pëlqimet dhe komentet e punonjësve të administratës.

Sipas Berishës, Rama kërcënon se do shkarkojë nga puna këdo që nuk pëlqen dhe nuk komenton postimet e qeverisë në rrjetet sociale.

“Të gjitha këto skandale të qeverisë, rrëzojnë jo një, por tre qeveri. Edi Rama kalon sikur s’ka ndodh asgjë. Në vend të një dorëheqje të menjëhershme për rastin Klosi, për rastin Fero, mashtrojnë. Nuk ka zgjidhje tjetër veç një revolucioni për të përmbysur këtë regjim. Edi Rama kundër përgjigjeve të këtyre skandaleve organizon darkën famëzezë me shefat e komisariateve të vendit, e cila është në shkelje flagrante të ligjit mbi statusin e policisë. Ftoj demokratët të hapin një regjistër të veçantë për çdo shef komisariati dhe të regjistrojnë çdo akt të tij. Pasi largoi drejtorin e shërbimit informativ për në SHBA dhe emëroi njeriun e tij, militant të PS, shndërroi shërbimin informativ në institucion të PS, ky kaloi dhe në policinë e shtetit me këtë platformë. Zgjidhjen do ta japë vetëm revolucioni demokratik.” – tha Berisha