Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi njofton kallëzimin në SPAK të kryebashkiakut Veliaj për tenderin e rrugës ‘Xhon Belushi’


Kandidati i opozitës për Bashkinë Tiranë në zgjedhjet lokale të 14 majit ka kallëzuar në SPAK kryebashkiakun e Tiranës Veliaj lidhur me tenderin e rrugës ‘Xhon Belushi’.

Deputeti i PD-së shkruan në rrjetet sociale se bëhet fjalë për një tender fiktiv që tashmë do hetohet nga prokuroria.

“Premtim i dhënë, premtim i mbajtur! Kallëzimi në SPAK u krye. Tenderi fiktiv i Rr. “Xhon Belushi” i shkon drejtësisë për ta gjykuar. Tirana kërkon drejtësi nga SPAK! Ditën apo natën, ne bashkë do të ndalojmë çdo tentativë të bashkisë për të vjedhur. Ju falenderoj të gjithëve për denoncimet!” – shkruan Këlliçi.

Pak ditë më parë, pas denoncimit të deoutetëve të PD-së lidhur me tenderin e rrugës në fjalë, bashkia u tërhoq duke deklaruar se rikonstruksioni i saj do bëhej nga ndërrmarja e bashkisë.