Vendosni fjalën kyçe....

CDC-ja duhet t’u japë përgjigje qytetarëve, të rikthejë besimin te agjencitë e shëndetit publik – Kongresmenia republikane


Cathy McMorris Rodgers, kryetarja e Komitetit të Tregtisë së Kongresit, i ka bërë thirrje Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) që të ‘hetojnë me shpejtësi’ një lidhje të mundshme midis vaksinës kundër koronavirusit të Pfizer dhe goditjeve në tru tek të moshuarit. CDC-ja e pranoi rrezikun, por vazhdon të rekomandojë që të gjithë mbi gjashtë muajsh të marrin vaksina përforcuese.

CDC-ja njoftoi të premten se raportet sugjeronin një lidhje midis injektimeve dyvalente të Pfizer-it dhe rritjes së goditjeve në tru tek të rriturit mbi 65 vjeç që i kishin marrë ato. Agjencia tha se do t’i hetonte këto raporte, por pretendoi se ‘ka shumë pak gjasa’ që të ketë një ‘rrezik të vërtetë klinik’ dhe se të gjithë mbi moshën gjashtë muajsh duhet ta marrin vaksinën pavarësisht.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizoi këtë javë përdorimin e këtyre vaksinave përforcuese dyvalente te foshnjat mbi gjashtë muajsh, pavarësisht nga fakti se Pfizer nuk kreu kurrë prova te njerëzit përpara se t’i nxirrte ato në treg.“Mungesa e transparencës gjatë tre viteve të fundit ka thyer besimin e amerikanëve në agjencitë tona të shëndetit publik.” – tha McMorris Rodgers në një deklaratë të premten.

“CDC-ja e FDA-ja kanë sisteme për të mbikëqyrur sigurinë e vaksinave që kanë identifikuar këtë sinjal paraprak.” – vazhdoi ajo.

“Tani këto agjenci duhet të hetojnë me shpejtësi, në mënyrë të hapur dhe transparente, nëse vaksina mund të ketë ndikuar apo jo në goditjet e raportuara.”

McMorris Rodgers, një republikan, shtoi se CDC-ja e FDA-ja do thirren për të dëshmuar para komitetit të saj ‘kështu që ne mund të fillojmë rrugën e gjatë për të ndihmuar në rivendosjen e besimit të amerikanëve në agjencitë tona të shëndetit publik’.

Kanë kaluar më shumë se dy vjet që kur FDA lëshoi ​​për herë të parë një autorizim përdorimi emergjent për vaksinën e Pfizer.