Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi: Informacionin për tenderin e rrugës “Xhon Belushi” e mora nga brenda Bashkisë Tiranë 


Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi deklaroi në emisionin “Çim Peka Live” se informacionin për tenderin e dyshimtë të rrugës “Xhon Belushi” e kishte marrë nga brenda bashkisë, ndërsa një kompani kishte konfirmuar atë që ndodhte me rikonstruksionin e rrugëve.

Punimet kryhen nga makineritë e bashkisë, ndërsa tenderi që zhvillohet është fiktiv dhe paratë shkojnë në destinacion të paqartë.

Tenderi në fjalë i denoncuar nga Këlliçi ishte mbi 420 mln lekë.

“Koincidoi me këtë historinë e Rozetës, edhe shifra është e ngjashme, në shtëpinë e drejtoreshës sanitarja zbuloi 500 mijë euro, te Veliaj janë 400 mijë dollarë. Kemi të bëjmë me të njëjtin fenomen, me një vjedhje në mes të ditës. Tenderi do të përfundonte sot, shkresa ka dalë në media ditën e shtunë dhe të diel. Veliaj ka gënjyer sot, ka futur edhe ata punonjësit e APP, që kanë bërë procedurën për ta anuluar, por ky dokument tregon se s’ka qenë i pezulluar tenderi, kjo rrëzon propagandën e Veliajt dhe fakton pretendimin tim, ku punët bëhen nga bashkia Tiranë, nga ndërmarrje nr.2. Më erdhi në një rrugë private informacioni dhe nuk mu besua. Nga brenda bashkisë së Tiranës dhe nga një kompani që ma vërtetoi të gjithën se çfarë ndodhte. Hyra në APP. Sipas preventivit, të gjitha punët që duhet t’i bënte firma private i bën bashkia e Tiranës me mjetet e saj. Afati i dorëzimit të ofertave ishte sot. Dhe deri në 22 janar do të kishim kompaninë fiktive fituese“, tha Këlliçi.