Vendosni fjalën kyçe....

Futbollistja që kundërshtoi gjunjëzimin në fushatën e Black Lives Matter do marrë 100 mijë në ujdinë e arritur – Media


Kiersten Hening, një ish-futbolliste amerikane që luan me kolegjin ‘Virginia Tech’, është shpërblyer me një pagesë prej 100,000 dollarësh pasi pretendoi se ishte diskriminuar për refuzimin e gjunjëzimit para fillimit të një ndeshjeje si pjesë e një demonstrimi të drejtësisë sociale në emër të lëvizjes Black Lives Matter.

Hening do marrë shumën për të rënë dakord për tërheqjen e padisë federale kundër trajnerit të ‘Virginia Tech’, Charles Adair, që pretendonte se e drejta e saj e Amendamentit të Parë për lirinë e fjalës sipas Kushtetutës së SHBA ishte shkelur, sipas një raporti nga Roanoke Times.

Sipas kushteve të marrëveshjes, as Adair dhe as Hening nuk pranojnë ndonjë keqbërje, gjë që vjen pasi Hening pretendon se ajo u hoq nga ekipi pasi Adair u zhgënjye për pikëpamjet e saj politike, të cilat përfshinin kundërshtimin e plotë për të marrë pjesë në lëvizjet e drejtësisë sociale të BLM që përfshiu shumë sporte në botë nga viti 2020 e mbrapa.

Hening pretendoi në padinë e saj se ajo ‘mbështet drejtësinë sociale dhe beson se jetët e zezakëve kanë rëndësi’, por shtoi se ajo nuk mund të ofronte mbështetjen e saj në mënyrë specifike për organizatën Black Lives Matter, duke thënë se ajo nuk ishte dakord me shumë nga parimet e saj thelbësore, duke përfshirë thirrjen e saj për të hequr fondet për policinë.

Ajo shtoi se ishte ‘sulmuar verbalisht’ nga Adair në pjesën e parë gjatë një ndeshjeje në shtator 2020, pasi vendosi të qëndronte në këmbë, në vend që të gjunjëzohej.

Hening deklaroi gjithashtu se ajo u largua nga ekipi menjëherë pas kësaj për shkak të ‘fushatës së abuzimit e hakmarrjes nga ana e Adair’.