Vendosni fjalën kyçe....

Guvernatori i Floridës kritikon Bidenin për emigracionin e paligjshëm


Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, aktivizoi Gardën Kombëtare të premten, duke i urdhëruar ata t’i përgjigjen një rritjeje të mprehtë të emigracionit të paligjshëm nga Kuba.

Qindra kubanë kanë dalë në breg në Florida ditët e fundit, duke goditur industrinë e turizmit të shtetit.

DeSantis nënshkroi një urdhër ekzekutiv që udhëzon rojen të ndihmojë agjencitë shtetërore dhe lokale të zbatimit të ligjit me përpunimin e emigrantëve dhe për të parandaluar zbarkimet e mëtejshme.

“Ndërsa ndikimet negative të politikave të paligjshme të emigracionit të Bidenit vijojnë pandërprerë, barra e dështimit të administratës së Biden bie mbi institucionet vendase, të cilave u mungojnë burimet për t’u marrë me krizën.” – tha DeSantis.

“Teksa Biden vijon të injorojë përgjegjësitë e tij ligjore, ne do ndërhyjmë për të mbështetur komunitetet tona.”

Qindra emigrantë kryesisht kubanë janë shfaqur në Florida ditët e fundit, me 300 që kanë dalë në breg në parkun kombëtar ‘Dry Tortugas’ gjatë fundjavës së festave. Fluksi e detyroi parkun të mbyllej pasi Zyra e Sherifit të Qarkut Monroe – e cila ka vetëm 194 efektivë – u përpoq të merrej me të ardhurit.

Agjentët federalë, shtetërorë dhe lokalë të zbatimit të ligjit kanë hasur në më shumë se 8,000 migrantë në brigjet e Floridës që nga gushti, tha zyra e DeSantis. Kjo përfaqëson një rritje pothuajse dhjetëfish në krahasim me 838 gjatë gjithë vitit fiskal 2021, sipas shifrave të Rojës Bregdetare të SHBA.

Mes kritikave të ashpra nga republikanët, presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të enjten se disa emigrantë nga Kuba, Haiti dhe Nikaragua që kalojnë kufirin SHBA-Meksikë do kthehen në Meksikë. DeSantis është një kritik i zëshëm i politikave të emigracionit të Biden-it.