Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan i drejtohet Greqisë: Mos u ngatërroni me Turqinë në Egje


Ankaraja nuk ka asnjë problem me Greqinë për sa kohë që ajo ‘nuk ngatërrohet’ me Turqinë në Detin Egje, tha të shtunën Presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

“Ne qëlluam me raketën Tayfun. Sa është rrezja e veprimit e Tayfun? 561 kilometra. Çfarë bënë grekët? Ata kaluan menjëherë në panik. Gazetat menjëherë dolën me titujt: “Do godasin Athinën”. Ne nuk kemi një problem të tillë përderisa ju nuk ngatërroheni në Egje. Për sa kohë që ju nuk ngatërroheni me ne aty, as ne nuk do e bëjmë këtë gjë me ju.” – tha Erdogan në një ceremoni në provincën jugore të Antalias.

Turqia testoi raketën e saj balistike me rreze të shkurtër veprimi Tayfun të prodhuar në vend në tetor. Raketa mund të godasë një objektiv në një largësi prej 561 kilometrash në 456 sekonda.

Erdogan përshëndeti industrinë e mbrojtjes vendase në rritje të Turqisë, duke thënë se çdo vend ‘e ka zili’ dronin luftarak Bayraktar TB2 dhe avionin luftarak pa pilot, Kizilelma.

Turqia, një anëtare e NATO-s për më shumë se 70 vjet, është ankuar për veprimet e Greqisë në rajon gjatë muajve të fundit.