Vendosni fjalën kyçe....

Lëkundje tërmeti në Greqi


Një tërmet me magnitudë 4.2 ka ndodhur në orën 22:03 të së mërkurës në Evia veriore.

Epiqendra e tërmetit është 6 kilometra në perëndim, në veriperëndim të Limnionës, rreth 30 kilometra në veri të Kalkidës, raporton media greke.

Epiqendra duket të jetë më në veri se tërmeti i Psachna me magnitudë 4.9 ballë i 28 dhjetorit 2022.

Thellësia fokale ishte 11.8 kilometra.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë.