Vendosni fjalën kyçe....

Snowden pas lajmit të medias: A ju thashë?! Masat Covid-19 s’do hiqen kurrë, po përdoren për të ndërtuar arkitekturën e shtypjes


Ish-denoncuesi i CIA-s dhe i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Edward Snowden, ka pretenduar shfajësimin pasi një raport i medias ekspozoi se si mjetet e mbikëqyrjes të përdorura për të luftuar Covid-19 tani po përdoren në mënyrë abusive nga forcat e rendit dhe autoritetet e tjera, siç parashikoi ai mbi dy vjet më parë.

“Unë fola për këtë në fillim të vitit 2020 dhe u akuzova si paranojak, siç është tradita jonë kur dikush tregon për rezultatin e parashikueshëm të një trendi të ri të rrezikshëm, por popullor.” – tha Snowden në një postim në Twitter të premten.

Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane citoi shkrimin e kësaj jave të Associated Press se si Covid-19 kishte ‘përshpejtuar dhe normalizuar’ përdorimin e mjeteve të mbikëqyrjes dhe gjurmimit të organeve të shtetit kundër qytetarëve dhe aktivistëve të zakonshëm.

Snoëden lidhet me një intervistë të prillit 2020 me themeluesin e ‘Vice’, Shane Smith, në të cilën ai parashikoi se masat emergjente të përdorura për të trajtuar krizën Covid-19 do bëheshin të përhershme dhe do përdoreshin për të cenuar liritë civile.

Në atë kohë, frika e pandemisë ishte në kulmin e saj dhe shumë qeveri në të gjithë globin po lavdëroheshin për përdorimin e aplikacioneve të fundit të mbikëqyrjes për të gjurmuar infeksionet dhe karantinimin e njerëzve që ndoshta ishin ekspozuar ndaj virusit.

“Kur dikush prej nesh shikon se ku po shkon, ne duhet të mendojmë se ku kemi qenë.” – i tha Snowden- Smithit.

“Dhe fatkeqësisht, këto lloj fuqish emergjente që lindin nga krizat kanë një histori të përsosur abuzimi. Dua të them, sa herë që shikoni këto gjëra, pjesa më qesharake në lidhje me të, është se urgjenca nuk përfundon kurrë dhe normalizohet.”

Snowden u bë i famshëm duke ekspozuar taktikat e mbikëqyrjes globale dhe të brendshme të qeverisë amerikane, të cilat erdhën pas sulmeve të 11 shtatorit.

Në intervistën e vitit 2020, Snowden argumentoi se për shkak se të gjithë ishin kaq të frikësuar për të tashmen, ata nuk menduan se vendimet që po merreshin do ndikonin të ardhmen.

“Pavarësisht se si përdoret, ajo që po ndërtohet është arkitektura e shtypjes.” – tha ai.

Snowden shtoi: “Ndërsa autoritarizmi përhapet, ligjet e emergjencës shtohen, ndërsa ne sakrifikojmë të drejtat tona, ne sakrifikojmë gjithashtu aftësinë tonë për të ndaluar këtë rrëshqitje në një botë më pak liberale, më pak të lirë.”