Një 59-vjeçar me iniciale A.H., është arresatuar në Pogradec pasi dyshohet se ka ngacmuar dy vajza 14-vjeçare. Hollësi të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e lartpërmendur.
Personi në fjalë është drejtor i shkollës 9-vjeçare në fshatin Stropckë të Pogradecit, shkruan BW. Ngacmimi dyshohet se ka nisur dy javë më parë.
Dy vajzat e mitura kanë dëshmuar se ai u ka bërë shenja gjatë orëve të mësimit dhe se u ka dërguar mesazhe ngacmuese në telefon në orët e natës. Drejtori është pezulluar nga detyra.
Njoftimi
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, të shtetasit A. H., 59 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy 14-vjeçare.”