Vendosni fjalën kyçe....

Dendias: Marrëveshja për detin në Hagë, zgjidhja rregullon marrëdhëniet


Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias pohoi gjatë konferencës për shtyp me ministren e Jashtme Xhaçka se është rënë dakord mes Athinës e Tiranës që marrëveshja për detin të shkojë në Gjykatën e Hagës.

Sipas shefit të diplomacisë greke, kjo gjë do rregullojë marrëdhëniet dypalëshe e do hapë një kapitull të ri të tyre.

“Sot ne patëm mundësinë për të folur marrëdhëniet tona dypalëshe. Folëm për marrëveshjen e para dy viteve, që të arrijmë të çojmë në Hagë marrëveshjen për detin edhe të shelfit kontinental. E drejta ndërkombëtare e detit është ajo që do rregullojë marrëdhëniet dypalëshe dhe do krijojë një kapitull të ri të marrëdhënieve tona dypalëshe. Gjithashtu folëm për minoritetet tona këtu dhe shqiptare tek ne. Ato janë ura e bashkëpunimit tonë. Madje, vizita e kryeministrit grek është ajo që do të kontribuojë në këtë aspekt. Diskutuam për mbrojtjen e mjedisit, sidomos për Lumin Vjosa dhe kemi rënë dakord për mbrojtjen e tij, shpallja do të bëhet në datat 22 dhe 23.” – tha Dendias.