Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Kudo ku prishen shtëpitë e qytetarëve është agresori Veliaj, për të qenë të sigurt duhen shporrur horrat


Nënkryetari i Partisë së Lirisë Vasili ka denoncuar aksionin e IKMT-së e policisë për prishjen e një blloku pallatesh në rrugën ‘Myslym Keta’ në Kombinat, Tiranë.

Ai ka denoncuar kryebashkiakun Veliaj për prishjen e pallateve duke mos u lënë kohë banorëve që të marrin as sendet e tyre.

Vasili përmendi prishjen e shtëpive te ‘Bregu i Lumit’, ‘5 Maji’, ‘Astiri’ e prishjen e Teatrit Kombëtar më herët në të njëjtën formë nga Bashkia e Tiranës, në shkelje të ligjit.

“Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një reagim për shembjen e bllokut të pallateve tek rruga ‘Myslym Keta’ në Tiranë. “Nga Teatri,Astiri, Bregu i Lumit,5 Maji Rr.Myslym Keta i njejti agresor Veliaj! Sa here qe do shikoni Veliajn ne ndonje lagje te Tiranes behuni gati dhe prisni shkaterrimin dhe debimin e radhes. U sulmua me terbim dhe aq rrembim edhe pallati tek Rr.Myslym Keta sa banditet nuk u lane banoreve as te mblidhnin plaçkat tamam. Pallati tek Rr.Myslym Keta qendroi ne kembe tre vjet pas termetit, por tani horrave te Bashkise me Veliajn ne krye nuk u priste puna me asnje ore dhe u versulen. Ashtu sic nuk i priste puna per Teatrin, qe ka dy vjet i prishur, por u sulmua ne mes te pandemise nga vandalet dhe hajdutet e Bashkise e te policise se nuk ju priste hajduteria. Ashtu sic u sulmua e mbyten me gaz burra gra femije e te moshuar ne Astir. Ashtu sic u sulmuan, u dhunuan dhe u shkaterruan egersisht tek Bregu i Lumit. Ashtu sic u sulmuan, u arrestuan banotet e te gjitha moshave kur shkaterruan banditet tek 5 maji.” – shkruan Vasili.

Ai shkruan më tej se mbrojtja e vetme është ligji dhe se për të qenë të qetë duhen shporrur ata që drejtojnë vendin në mënyrë antiligjore, mafioze e kriminale.

“Pra qytetare mos harroni sa here qe do shikoni Veliajn ne ndonje lagje te Tiranes behuni gati dhe prisni shkaterrimin dhe debimin e radhes. Qytetare te Tiranes mos mendoni se jini te qete ne se jeni ne pallat apo nje shtepi private, se po ja vune syrin Veliaj me biznesmenet, qe ka perqark, do t’jua shkaterroje dhe do t’ju hedhe ne rruge te madhe ashtu sic kane bere dhe bejne ane e mbane Tiranes. Mbrojtja e vetme eshte ligji. Por qe ta kemi kete siguri, keta horra antiligj dhe antishtet duhen larguar nje ore e me pare me voten masive te qytetareve, qe duan te jetojne te qete dhe te mbrojtur. Mos harroni qytetare, mbreme ishin tek Rr.Myslym Keta neser do te jene ne deren tuaj!!” – mbyll reagimin Vasili.