Vendosni fjalën kyçe....

Rama pas zgjedhjes së Dumanit: Thashethemet e katundit politik e mediatik për kapjen e SPAK-ut nga regjimi, i mori era


Kryeministri Rama ka sulmuar mediat e opozitën lidhur me procesin e zgjedhjet se kreut të SPAK-ut.

Pas zgjedhjes së Altin Dumanit, kreu i qeverisë shkruan në Tëitter se procesi foli vetë dhe se ‘të gjitha thashethemet e katundit politike e mediatik për kapjen e SPAK-ut nga regjimi i mori era’.

Në fund Rama shkruan se drejtuesi i ri i prokurorisë të nisë punën me rezultate konkrete.

“Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK foli vetë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë dhe të gjitha thashethemet e katundit politik e mediatik për kapjen e s’kapjen e SPAK-ut nga regjimi i mori era! Urime drejtuesit të ri dhe fjalën le ta marrë puna me rezultate konkrete!” – shkruan Rama.