Vendosni fjalën kyçe....

Reshje dëbore në disa akse/ ARRSH apel shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe ulni shpejtësinë


Reshje shiu dhe dëbore ka patur gjatë mbrëmjes në Rajonin Verior. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) thotë se ka pasur reshje dëbore në aksin Tamarë-Vermosh, në Valbonë, në Bajram Curri-Kam, Bajram Curri-Fierzë dhe në Qafë Thore-Theth.

Megjithatë sipas ARRSH-së qarkullimi kryhet pa probleme.

ARRSH u bën thirrje shoferëve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në zonat malore e të ulin shpejtësinë.

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në Rajonin Verior.

Në aksin Tamarë-Vermosh, në Valbonë, në Bajram Curri-Kam, Bajram Curri-Fierzë dhe në Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore qarkullimi kryhet pa probleme.

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.”– shkruan ARRSH ndërsa publikon edhe disa foto nga këto akse rrugore ku është pastruar apo po pastrohet rruga nga dëbora.