Vendosni fjalën kyçe....

Basha shigjeton PS-në e Rithemelimin: E keni kthyer Kuvendin në pazar


Kreu i PD-së Basha ka shpërthyer në Kuvend kundër Rithemelimit dhe PS-së.

Ai tha se aktet dhe propozimet e PD-së nuk sillen për diskutim duke përmendur ligjin për vettingun e politikanëve, heqjen e  imunitetit për deputetët e propozimet për Reformën Zgjedhore.

“Ku i keni aktet e depozituara nga PD-ja. Dy interpelanca me kryeministrin. Ligji për vettingun e politikanëve i protokolluar më 15 nëntor. Projektvendimi për heqjen e imunitetit të deputetëe, plus amendamentet e reformës zgjedhore. Konferencën e kryetarëve e keni kthyer në pazar, siç e pranuat edhe vetë.” – tha Basha.