Vendosni fjalën kyçe....

Dritan Abazoviç: Dy persona kërkojnë eliminimin tim


Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç përsëri ka deklaruar se jeta e tij është në rrezik.

Siç raporton Vijesti, Abazoviç ka akuzuar ish-oficerin e lartë të policisë Zoran Lazoviç dhe biznesmenin Ranko Uboviç se synojnë ekzekutimin e tij.

Abazoviç tha se ata nuk duan para sepse nuk kanë nevojë për para.

“Vetëm gojët e vdekura nuk flasin. Por ata u vonuan, unë i paralajmërova dhe thashë se ose do të vijnë tek unë ose do të shkoj unë tek ata. Është shumë vonë për ta.”- tha Abazoviç.

Ai shtoi se është një nder i madh për të që ka drejtuar gishtin në majë të piramidës kriminale në Mal të Zi dhe i ka goditur drejtpërdrejt në zemër.

“Nuk ka problem, shihemi në gjykatë. Unë i kam paraqitur pretendimet e mia. Pretendimet e mia janë konfirmuar në një pjesë nga Europoli, në pjesën tjetër shpresoj se do të konfirmohen nga SDT në një periudhë të caktuar. Dhe zotërinj, problemi më i vogël është se ata… Ju e dini që unë kurrë nuk e bëj veten viktimë, as nuk kam frikë nga njerëz të tillë, ata njerëz duan asgjësimin tim.”- tha Abazoviç.

Kjo deklaratë e kryeministrit të Malit të Zi vjen pasi Lazoviç, Uboviç dhe kompania Bemax ngritën padi duke kërkuar nga Abazoviç 21 mijë euro secili për shkelje të të drejtave personale.