Vendosni fjalën kyçe....

Tensionet në veri, zyrtarët e lartë amerikanë vizitojnë sot Kosovën


Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar nisin sot një vizitë dyditore në Kosovë.

Përveç në Kosovë, Chollet do qëndrojë edhe në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Kroaci e Belgjikë nga 11 deri më 17 dhjetor, është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga DASH-i.

Vizita e tyre vjen teksa tensionet në veri të Kosovës janë në nivele tejet të larta, ku grupe të armatosura serbësh në veri kanë qëlluar me armë zjarri policinë e Kosovës dhe me bomba shok EULEX-in.