Vendosni fjalën kyçe....

“Po më kërcënojnë edhe fëmijët, përgjegjësinë e ka Vuçiçi” – Politikania serbe në Kosovë


Politikania serbe në Kosovë, Rada Trajkoviç, thotë se ka marrë kërcënime me jetë pas tensioneve të fundit në Veri.

Në një postim në Twitter, ajo bën përgjegjës presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Trajkoviç thotë se jo vetëm ajo, por po kërcënohen edhe fëmijët e saj.

“Një tjetër njoftim për publikun: që nga dje kanë ardhur kërcënime jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi. Vendndodhja e atyre që dërgonin kërcënimet është identifikuar.

Le të shkruhet këtu: përgjegjësia e plotë për sigurinë e familjes sime dhe të vetes është Aleksandar Vuçiç.”– shkruan ajo.

Trajkoviç është akuzuar vazhdimisht nga pushteti në Beograd për bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, pasi në qëndimet e saj herë pas here ka qenë kritike ndaj presidentit serb.