Vendosni fjalën kyçe....

Çmimet e gazit dhe energjisë në Austri rriten me shpejtësi


Çmimet e gazit natyror në Austri u rritën me 119% në tetor, në krahasim me vitin e kaluar dhe u rritën me 5.6% nga shtatori, sipas një raporti të shpërndarë të premten nga Agjencia Austriake e Energjisë (AEA).

Indeksi i çmimeve të energjisë (EPI) i llogaritur nga agjencia tregoi se çmimet e energjisë për familjet u rritën me 50.2% në tetor.

AEA tha gjithashtu se çmimet e energjisë mbetën në një nivel rekord në tetor dhe ishin nxitësit kryesorë të inflacionit, pasi gazi u rrit me 94.5%, nafta u rrit me 48.6%, ngrohja qendrore me 61.5% dhe çmimet e energjisë elektrike u rritën me 24.8%.

Ndërsa shumë familje në Austri po kërkojnë burime të tjera për ngrohje në mes të krizës energjetike, peletët e drurit panë një rritje të mprehtë të çmimit prej 163% në tetor në krahasim me vitin e kaluar. Drutë e zjarrit u rrit me 81.7%. Agjencia theksoi se nafta tani është më e shtrenjtë se benzina premium.