Vendosni fjalën kyçe....

Prezantohet projekti i portit të ri të Durrësit në Porto Romano, qeveria: Kostoja mbi 390 milionë euro, do happen 1500 vende pune


Projekti i Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano po prezantohet sot në Pallatin e Brigadave.

Sipas qeverisë, investimi në këtë port do jetë rreth 390 milionë euro ndërsa pritet që projekti të hapë rreth 1500 vende të reja pune.

Gjatë prezantimit u theksua se 46% e vlerës së investimit do financohet nga qeveria shqiptare, ndërsa pjesa tjetër nga kompania ndërtuese.

Gara ndërkombëtare për kompanitë e interesuara që kërkojnë të ndërtojnë portin pritet të hapet në janar 2023. Gara është parashikuar të mbyllet në korrik 2023, për të nisur më pas me ndërtimin e portit.