Vendosni fjalën kyçe....

410 hektarë tokë e përmbytur në Lezhë, probleme në disa zona


Qarku Lezhë ka bërë bilancin e deritanishëm të përmbytjeve të shkaktuara nga shiu i dy ditëve të fundit.

Rreth 410 hektarë tokë janë nën ujë. Sipas autoriteteve është punuar për pastrimin e kanaleve kullues që bëjnë të mundur largimin e ujit e derdhjen e tij në det.

Nga hidrocentrali i Ulzës e Shkopetit është shkarkuar ujë për të ruajtur digat megjithatë sipas njoftimi, uji i shkarkuar nuk ka çuar në fryrje të rrezikshme në lumin Mat.

Lezhë

Në Njësitë Administrative Blinisht dhe Dajç ujë është tërhequr dhe nuk kemi sipërfaqe të përmbytur. Në Njësinë Administrative  Zejmen deri në këto momente janë te përmbytura rreth 30ha, në Tresh. Në Nj.Adm Balldren deri tani raportohen rreth 200 ha tokë të përmbytur në njësinë administrative Balldren, ish-Këneta e Torovicës. Në hidrovorin  Balldre kuota -1.8 m nga – 1.5 kuotë kritike. Në hidrovorin  Tale kuota -0.7 m nga -1.0 kuota kritike.

Kurbin

Nga informacionet e mbledhura sot në mëngjes, si dhe nga monitorimi i situatës në terren, ju informojmë se situata sot në territorin e Kurbinit është e qetë. Sasia e reshjeve të rëna nga ora 5 e mbrëmjes se djeshme e deri sot në orën 7 është rreth 45 mm, por që nuk ka shkaktuar problematika.

Hidrovorët janë në punë me kapacitet të plotë dhe furnizimi me energji ka qenë normal. Niveli i ujërave, kryesisht në KUL, ka qenë në ulje, duke bërë kështu minimizimin e riskut për të dalë jashtë argjinaturës. Edhe uji, i pranishëm në oborret e familjeve të prekura dje, është tërhequr duke sjelle kështu normalizimin e situatës.

Që prej ditës së djeshme, në gjithë pikat e rrezikut, vazhdojnë punën për pastrimin e kanaleve dhe përforcimin e pikave të dobëta të argjinaturave, 6 mjete të rënda, 3 të Bordit të Kullimit dhe 3 të Bashkisë Kurbin. Shkarkimi i bërë nga hidrocentrali i Ulzës dhe Shkopetit, pavarësisht sasisë së reshjeve të rëna, nuk shkaktoi fryrje të rrezikshme të lumit Mat. Situata aktuale vijon të jetë e qetë.

Në zonën Kurbin ka probleme në KUL Mamurras dhe KUL Kurbin me kuotat e larta dhe dalje e ujit në anën e sipërme të tyre në fshatin Gjormë dhe në Shullaz. Ka rreth 210 ha tokë bujqësore të përmbytura në ish-këneten Gjonëm e cila kullon nëpërmjet hidrovorit Shllinza. Në hidrovorin Shllinza kuota -0.35 m nga -0.5 m, që është kuota kritike. Në hidrovorin Drojë kuota +0.1 m nga 0.00 m kuota kritike nuk ka sipërfaqe të përmbytura, në pjesën që kullon nëpërmjet këtij hidrovori.

Mirditë

Pas komunikimit me kryetarët e Njësive Administrative Mirdite nuk raportojnë problematika.

Në fshatin Lgjin, Nj.A Orosh ka prezencë dheu në rrugë, fadromat e bashkisë janë në vendngjarje dhe po punojnë për kthimin në normalitet të rrugës.

Si qark janë rreth 410 ha tokë nën ujë, kurse në oborret e banesave ujë është tërhequr.

Kuotat e lumenjve

Kuota e lumit Drin +1.05 m nga +2 .0 kuota kritike. Lumenjtë Mat dhe Gjadër nuk kanë kuota të larta për t’u shqetësuar.