Vendosni fjalën kyçe....

Manuel Neuer aksidentohet duke bërë ski, mbyllet sezoni për të


Portieri gjerman Manuel Neuer ka pësuar një aksident me ski, ku ka thyer këmbën e djathtë. Si rezultat, ai do t’i mungojë ekipit të Bayern Munich për pjesën tjetër të sezonit.

Portieri e ndau lajmin e keq me tifozët në një postim rrjetet sociale.

“Përshëndetje! Çfarë të them, fundi i vitit mund të kishte shkuar patjetër më mirë. Ndërsa po përpiqesha të qetësoja mendjen duke bërë ski, pësova një frakturë në pjesën e poshtme të këmbës. Operacioni i djeshëm shkoi mirë. Shumë faleminderit mjekëve! Megjithatë, më dhemb t’ju them se sezoni aktual ka përfunduar për mua.”– tha Neuer.

Një goditje e fortë kjo për Bayern-in, i cili është mbështetur pikërisht te Neuer përgjatë një dekade.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar, por besohet se Neuer do zëvendësohet nga Sven Ulreich apo Alex Nubel.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Manuel Neuer (@manuelneuer)