Vendosni fjalën kyçe....

Argjentina kualifikim mes drithërimash, mposht Holandën me 11-metërsha


Argjentina është gjysmëfinalistja  e dytë e botërorit të Katarit. Sfida e mbrëmjes dhuroi mjaft emicione me katër gola të shënuar e një ritëm tejet të lartë.

Të parët që shënuan ishin amerikanojugorët me Molina në minutën 35’. Me nisjen e së dytës  Argjentina shënoi edhe golin e dytë me Mesin më 11-metërsh në minutën e 73’.

Kur po dukej se Argjentina e kishte siguruar kualifikimin, Holanda arriti të shënojë golin e parë me Weghorst në minutën e 83’ për të barazuar me të njëjtin lojtar në minutën e 100’ të takimit, në minutën e fundit shtesë duke e çuar ndeshjen në kohën shtesë.

Në 30 minuta e luajtura më pas, Argjentina e rriti ritmin duke e kërkuar më shumë fitoren e duke iu afruar në disa raste golit por pa mundur ta shënojë. Më herët Kroacia eliminoi Brazilin pas gjuajtjes së 11-metërshave.