Vendosni fjalën kyçe....

Rama reagon për protestat e bizneseve: Në Lungomare s’ka muzikë, por ndotje akustike të tmerrshme


Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e sotme të bizneseve në Vlorë, që kundërshtojnë masat aktuale të qeverisë për mbrojtjen nga Covid-19.

Ai shkruan se në Lungomare nuk ka muzikë, por ndotje akustike të tmerrshme, ndërsa ka shtuar se nga data 20 korrik, muzika do të jetë e lejuar deri në por në 23:00. Pra një orë më vonë se sa është aktualisht e lejuar.

“Protestë në Lungomare për muzikën?

1.Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetra linja burime menjëherë

2.E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi tē drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit

3.Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike.”- shkruan kryeministri Rama.

Kujtojmë se pronarët e lokaleve në zonën e “Lungomares” në Vlorë kanë mbyllur sot bizneset e tyre, në shenjë proteste kundër orës policore që ndalon muzikën që në orën 22:00.

Ata u ankuan se kanë patur më shumë liri sezonin e kaluar kur rastet me Covid-19 ishin më të larta, se sa në këtë sezon veror. Protestës së tyre iu bashkuan edhe pronarët e lokaleve në Lezhë.